Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vellkovski: Të rinjtë duhet të dëgjohen dhe të përfshihen në krijimin e politikave

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vellkovski: Të rinjtë duhet të dëgjohen dhe të përfshihen në krijimin e politikave
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski në aktivitetin përmbyllës të projektit “Politikat rinore sipas nevojave të të rinjve”, në Manastir tha se të rinjtë duhet të dëgjohen dhe të përfshihen në krijimin e politikave. Projekti është i orientuar drejt përforcimit të pjesëmarrjes së të rinjve dhe të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave dhe në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. “Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja. Ata janë e tashmja e këtij shteti dhe duhet të kenë vendin e tyre në proceset ku merren vendime, të cilat drejtpërdrejt përcaktojnë jetën e tyre. Të rinjtë duhet të pyeten, por edhe më e rëndësishme – duhet të dëgjohen, e zëri i tyre të ketë lidhje të dukshme me ndryshimin konkret në komunitetin e tyre”,theksoi Vellkovski. Në kuadër të projektit, nëntë komuna të rajonit të Pellagonisë, organizata të shoqërisë civile dhe të rinj krijuan Platformën Rajonale për të Rinj, si mekanizëm për identifikimin, analizimin dhe shndërrimin e nevojave të të rinjve në masa konkrete. Përmes pesë sesioneve të mbajtura të Platformës Rajonale, janë miratuar 24 masa prioritare për të rinjtë, nga të cilat 13 veçmë janë zbatuar. Masat u referohen fushave me rëndësi të drejtpërdrejtë për të rinjtë, arsimin, sportin, transportin publik dhe mobilitetin, shëndetin mendor dhe fizik, kulturën, turizmin, mjedisin jetësor, vullnetarizmin dhe sipërmarrjen rinore. “Rezultati më i rëndësishëm nuk është vetëm numri i masave të realizuara. Më e rëndësishmja është se është vendosur një process, në të cilin të rinjtë shprehin nevojat e tyre, nevojat e tyre verifikohen përmes analizave dhe fakteve, ndërkaq institucionet, vetëqeverisja lokale dhe sektori civil bashkërisht kërkojnë zgjidhje”,shtoi mes tjerash, ministri. Vellkovski nënvizoi se përvoja nga rajoni i Pellagonisë tregon se iniciativat lokale mund të jenë kontribut i rëndësishëm për avancimin e politikave kombëtare rinore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar