Politikë
Mbështetje për të mbijetuarit e luftës: Hoti pret në takim drejtuesit e LIVCZHK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka zhvilluar një takim zyrtar me krerët e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), nën udhëheqjen e drejtorit Mustafë Prenku.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u trajtuan temat e ndjeshme që prekin kategoritë e dalura nga lufta, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua vështirësive me të cilat ballafaqohen personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, veçanërisht në procedurat e verifikimit dhe njohjes së statusit të tyre.
Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin, delegacioni i LIVCZHK-së i dorëzoi ministrit Hoti botimin “Jetuam për të rrëfyer”, një përmbledhje prekëse me rrëfime dhe dëshmi autentike të viktimave të dhunës seksuale gjatë periudhës së luftës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: