Aktuale
37-vjetori i rënies, vëllai i Afrim Zhitisë rrëfehet me lot në sy: Sakrifica e tij i la plagë mbarë Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Në 37-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Afrim Zhitia, i cili u vra nga forcat policore serbe në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë, figura dhe kontributi i tij patriotik janë sjellë sërish në vëmendje përmes kujtimeve të familjarëve.
I ftuar në emisionin "Politikos", vëllai i heroit, Naim Zhitia, ka ndarë detaje nga jeta dhe veprimtaria ilegale e të vëllait, duke mos i fukur dot emocionet e forta gjatë rrëfimit për sakrificën e tij sublime.
Duke evokuar kujtimin e dhimbshëm të humbjes, Naim Zhitia theksoi se mungesa e Afrimit nuk la pas vetëm një boshllëk familjar, por një trishtim të thellë për mbarë kombin, duke u bërë kështu pjesë e një plejade heronjsh që dhanë jetën për lirinë e vendit.
"Humbja e tij nuk ishte dhimbje vetëm për familjen tonë, por ishte një dhimbje dhe humbje e madhe për gjithë popullin e Kosovës, njësoj siç dhanë jetën edhe shokët e tij të shumtë gjatë asaj periudhe," u shpreh ai gjatë intervistës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: