Kronikë
Tragjedia në Gjilan: Nesër jepet lamtumira e fundit për 27-vjeçarin dhe foshnjën, gjykata vendos paraburgim për 65-vjeçarin
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërkohë që autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike të regjistruar në fshatin Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë bërë publike datën dhe detajet e ceremonisë së varrimit për dy viktimat.
Rasti i rëndë tronditi opinionin publik të dielën, kur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij tremuajshe u gjetën pa shenja jete. Si person i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga babai i riut, 65-vjeçari Brahim Demiri, ndaj të cilit gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit gjatë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi zyrtar, familja ka bërë të ditur se lamtumira e fundit për viktimat do t'i jepet nesër.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti fizik mes të dyshuarit dhe djalit të tij në fshatin Demiraj, ku mbesa tremuajshe e të dyshuarit u gjet gjithashtu pa shenja jete në vendin e ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: