Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj
Organet e hetuesisë kanë ndaluar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të grabitjes. Ndalimi i tyre është bërë gjatë së hënës, pasi një ditë më parë, ata dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d Kryeprokurores për veprën penale ‘Grabitja’. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj”, ka thënë ai. Gjithashtu, është bërë e ditur se ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar