Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

171 gra kryen mamografi gjatë tetorit në Fushë-Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
171 gra kryen mamografi gjatë tetorit në Fushë-Kosovë
Gjatë muajit tetor, në Fushë-Kosovë janë realizuar 171 mamografi, pas vënies në funksion të mamografit në këtë komunë, ndërsa 162 gra të tjera janë në listën e pritjes për ta marrë këtë shërbim. Komuna e Fushë-Kosovës, në një njoftim me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, ka falënderuar stafin mjekësor për përkushtimin dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për gratë. Po ashtu, komuna u ka bërë thirrje grave që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe, sipas rekomandimeve të mjekut, të caktojnë termin për mamografi. Në njoftim theksohet rëndësia e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke rikujtuar se kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë angazhim gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin tetor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar