Aktuale
“Jam njeri i respektueshëm”, shpërthen në lot banorja e Big Brother VIP Kosova 5 pas një debati të ashpër
Reklamë e Sponsorizuar
Atmosfera në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar pasditen e sotme, duke sjellë momente emocionale dhe lot për njërën nga banoret e këtij edicioni.
Bëhet fjalë për Zojën, e cila nuk i ka përmbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot gjatë një bisede të hapur me Bejtën dhe Arlindën, ku ka ndarë ngjarjen që e ka lënduar gjatë diskutimeve me banorët e tjerë.
“Unë jam njeri i respektueshëm. Mua më pengon kur njerëzit mundohen tjetrin ta bëjnë të duket keq”, u shpreh ajo mes lotësh, duke shprehur zhgënjimin e saj për situatën e krijuar brenda shtëpisë.
Më tej, ajo ka sjellë në vëmendje edhe angazhimin e saj jashtë mureve të këtij kompeticioni, duke theksuar se kauza e saj e përditshme ka qenë lufta kundër bullizmit dhe ndërgjegjësimi mbi komunikimin e duhur mes gjinive. “Unë jashtë flas gjithë kohën për bullizmin, flas se si një mashkull duhet të dihet të bëjë një muhabet me një femër”, shtoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: