Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lëvizje e bujshme te Trepça ’89, kapiteni legjendar Shpëtim Idrizi merr sërish drejtimin e skuadrës

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lëvizje e bujshme te Trepça ’89, kapiteni legjendar Shpëtim Idrizi merr sërish drejtimin e skuadrës
Pas një angazhimi në krye të ekipit të KFF Mitrovica, ish-kapiteni ikonik i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka bërë një rikthim zyrtar në bankinën e klubit mitrovicas si trajner kryesor. Idrizi do të marrë frenat e skuadrës me një mision të qartë dhe madhor: sigurimin e promovimit dhe rikthimin e menjëhershëm të klubit në elitën e futbollit kosovar, Superligën e Kosovës. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi ka përcjellë emocione dhe optimizëm për këtë bashkëpunim të ri, duke theksuar lidhjen e fortë mes trajnerit dhe ngjyrave të skuadrës: “Disa histori nuk përfundojnë kurrë, ato thjesht vazhdojnë të shkruhen!” – thuhet në hyrje të njoftimit. Më tej, drejtuesit e klubit kanë vlerësuar kontributin e deritanishëm të Idrizit: “Nga fusha e blertë si futbollist, te vija anësore si trajner, Shpëtim Idrizi ka qenë pjesë e historisë dhe identitetit të klubit tonë. Sot, kjo histori vazhdon me një kapitull të ri!” “Me kënaqësi njoftojmë rikthimin e Shpëtim Idrizit në krye të shtabit teknik të KF Trepça’89, duke marrë drejtimin e skuadrës si kryetrajner. Një emër i njohur për familjen tonë, që rikthehet aty ku ka lënë gjurmë, me përkushtimin, përvojën dhe ambicien për të arritur objektivin tonë të përbashkët, rikthimin e KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës”, përfundon njoftimi i lëshuar nga klubi mitrovicas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar