Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Në fokus transparenca: Rama zbulon detajet e platformës digjitale që lidh qytetarët me shtetin

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në fokus transparenca: Rama zbulon detajet e platformës digjitale që lidh qytetarët me shtetin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me specialistët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të angazhuar në ngritjen e platformës “Pasqyra Albania”, për t'u njohur nga afër me mundësitë dhe risitë që ky sistem sjell për publikun. Gjatë këtij takimi, kreu i Qeverisë theksoi se ky mjet digjital është dizajnuar mbi bazën e katër shtyllave thelbësore, të cilat synojnë fuqizimin e transparencës dhe përmirësimin e ndërveprimit mes qytetarëve dhe administratës publike. Sipas shpjegimeve të kryeministrit, përmes kësaj platforme banorët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër ecurinë e investimeve publike në komunitetet e tyre, të njihen me vendimmarrjet e bashkive dhe këshillave bashkiakë, si dhe të gjurmojnë në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave të tyre pranë institucioneve. Po ashtu, sistemi u jep mundësi qytetarëve që të japin propozimet dhe vlerësimet e tyre për projektaktet që ndodhen në fazë konsultimi publik. “Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i cili lindi si rezultat i reflektimeve pas manifestimeve të mëdha të protestës së fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit dhe anasjelltas për të adresuar një çështje kyçe ose më saktë “thembrën e Akilit” të këtyre marrëdhënieve që është humbja e ankesës apo e kërkesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh të tjerë pa diskutim të “Pasqyrë Albania”-s që e transformojnë të gjithë shtetin në sytë e qytetarit me një klik me një dritare të vetme. U punua intensivisht , tani jemi përballë rezultatit që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun”, u shpreh Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar