Politikë
Tragjedia e Arlinda Zekajt, Vjosa Osmani akuzon drejtësinë: Asnjë masë ndaj gjyqtarëve neglizhentë
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas bërjes publike të një letre prekëse që Arlinda Zekaj ia kishte drejtuar gjykatësit, duke e lutur atë për caktimin e një urdhri mbrojtës.
Përmes një postimi, Osmani ka ndarë një pjesë nga kjo letër, duke theksuar se institucionet e drejtësisë kanë dështuar plotësisht në detyrimin e tyre për ta mbrojtur jetën e saj.
Ajo ka veçuar një nga fjalitë më goditëse të këtij shkrimi: “Për ju është rutinë, për mua është jetë”.
“Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë,” ka shkruar Osmani.
Më tej, ish-presidentja ka nënvizuar se asnjë grua dhe nënë nuk duhet të vihet në pozitën që të përgjërohet për të drejtën elementare të jetës.
“Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë. Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë,” ka përfunduar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: