Kronikë
Zbardhet ekzekutimi i shqiptarit në Itali: Gjykata merr vendimin e fortë për italianin
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtësia italiane ka marrë vendimin përfundimtar për fatin e 29-vjeçarit vendas Daniele Sartini, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhalaku, ngjarje e ndodhur në zonën e Longianos.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar të shtunën, më 31 tetor, gjyqtari i hetimeve paraprake në Gjykatën e Forlit ka vendosur të konfirmojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të dyshuarin, i cili mbahej në qeli që prej ditës së mërkurë.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, motivi i këtij krimi të rëndë lidhet me një mosmarrëveshje financiare për shkak të një borxhi prej afërsisht 1.000 eurosh që i përkiste lëndëve narkotike. Viktima ishte paraqitur në vendngjarje për të kërkuar pagesën e kësaj shume, por situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Pas kryerjes së vrasjes, autori ka tentuar të humbë gjurmët duke e hedhur trupin e pajetë të Maxhalakut brenda një pusi, ndërkohë që më vonë i ka vënë flakën automjetit të tij për të zhdukur provat.
Nga ana e saj, Prokuroria e Forlit ka bërë të ditur se i dyshuari Sartini ka pranuar autorësinë gjatë marrjes në pyetje, duke dhënë një rrëfim të konsideruar nga organet e hetimit si të plotë dhe të detajuar.
I riu italian do të vijojë të mbetet prapa hekurave, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: