Sport
Formë e zbehtë në Arabinë Saudite: Berat Gjimshiti humb shkëlqimin dhe ngre shqetësime te Kombëtarja
Reklamë e Sponsorizuar
Në sfidën e zhvilluar në Arabinë Saudite mes Al-Diriyah dhe Noem SC, kjo e fundit ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-1. Në këtë përballje, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, e nisi takimin nga minuta e parë si titullar për skuadrën e Al-Diriyah.
Futbollisti 33-vjeçar pati një paraqitje për t'u harruar, duke u vlerësuar me notën 5.8 — e dyta më e ulët në radhët e skuadrës së tij për këtë ndeshje, ndërkohë që situata u rëndua edhe më shumë nga shkaktimi i një penalltie.
Periudha e tij në futbollin arab po rezulton tejet e vështirë dhe larg pritshmërive, ndërsa zërat kritikë nuk kanë munguar, duke ia faturuar rënien e formës edhe faktorit moshë.
Duket se mbrojtësi kuqezi nuk ofron më atë siguri të dikurshme në prapavijë, duke krijuar një situatë të pazakontë për profilin e tij.
Momentalisht mbetet e paqartë se çfarë po ndodh me formën e kapitenit të Shqipërisë, një rrethanë kjo që pritet të shkaktojë shqetësim edhe për stafin teknik të Kombëtares.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: