Politikë
Krijimi i Maqedonisë nga Tito: Si u ndërtua një shtet me karakter gjeografik për të goditur shqiptarët dhe bullgarët
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, Republika e Maqedonisë, sipas kushtetutës federale dhe asaj shtetërore, nuk ka qenë një entitet ekskluzivisht i maqedonasve. Përkundrazi, ajo u përkiste edhe shqiptarëve dhe turqve. Ndërkohë që Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi funksiononin si shtete nacionale, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia u projektuan si republika të përbëra nga vetë popujt që banonin brenda kufijve të tyre.
Nëse Bosnjë-Hercegovina u themelua nga boshnjakët myslimanë, serbët ortodoksë dhe kroatët katolikë, Maqedonia u ngrit mbi bazën e serbo-maqedonasve ortodoksë, shqiptarëve (të besimit mysliman e ortodoks) dhe turqve. Për rrjedhojë, pavarësia e këtij vendi duhet të mbështetej në të njëjtin parim kushtetues, duke përfshirë barazinë e të gjitha bashkësive: maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, bullgarë, romë dhe boshnjakë. Maqedonia e Veriut është po aq e maqedonasve, sa ç'është – në mos edhe më shumë – e shqiptarëve autoktonë.
Edhe emërtimi i këtij shteti nuk ka natyrë nacionale si ai i Serbisë, Kroacisë apo Sllovenisë, por është thjesht gjeografik. Është paradoksale dhe e papranueshme që një emër rajonal të shfrytëzohet nga një bashkësi e vetme për t'u shfaqur si superiore ndaj të tjerëve. Kjo qasje bëhet më shumë komike sesa tragjike kur pretendohet se shteti u përket vetëm maqedonasve, duke anashkaluar shqiptarët autoktonë, turqit trashëgimtarë të Perandorisë Osmane, serbët e vendosur nga koha e Banovinës së Serbisë, si dhe popullsinë bullgare.
Në themelet e saj, Maqedonia u formua nga Josip Broz Tito para Luftës së Dytë Botërore, duke shkëputur territore nga dy vilajetet shqiptare (Kosovës dhe Manastirit), nga Banovina e Serbisë, si dhe troje të banuara nga bullgarët në lindje. Qëllimi i udhëheqësit jugosllav përmes këtij projekti pa themel të qartë kombëtar ishte dëmtimi i interesave të shqiptarëve dhe bullgarëve, duke i bashkuar këto rajone në një republikë të vetme të quajtur Maqedoni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: