Kronikë
Tragjedia e Arlindës, Gërvalla: Prokurorja refuzoi të niste hetimet për kanosjen e Albert Sylajt dy ditë para vrasjes
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dolën sot para mediave për të mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rrethanat e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.
Gjatë kësaj paraqitjeje publike, Gërvalla bëri të anjohura detaje të rëndësishme mbi trajtimin e rastit nga institucionet e drejtësisë para se të ndodhte krimi, duke theksuar se institucionet e akuzës kanë qenë në dijeni të plotë të situatës së rëndë.
“Prokuroria ishte e njoftuar për dhunën dhe kërcënimet e Arlinda Zekajt. Për zhvillimet e rastit ishin të njoftuar vazhdimisht prokurorët. Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja ishte e njoftuar me shkrim. Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje,” u shpreh ndër të tjera ministrja Gërvalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: