Kronikë
Tragjedia në Kosovë, Meliza Haradinaj: Shteti mbron politikanët me urgjencë, por gratë lihen në Mëshirë të fatit
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vrasjes makabre të Arlinda Zekajt, duke ngritur alarmin mbi mungesën e sigurisë për gjininë femërore në vend.
"Paradoksi më i trishtë është se shteti ynë di të organizojë në kohë rekord mbrojtje të afërt kur kërcënohen pushtetarët e politikanët. Por dështon të garantojë jetën e grave", ka deklaruar Haradinaj.
Ajo ka sjellë në vëmendje statistikat alarmante të muajve të fundit, duke kërkuar llogaridhënie institucionale për këtë situatë kritike.
"Tetë gra janë vrarë vetëm për dhjetë muaj në Kosovë dhe ne ende mendohemi nëse duhet të japë dorëheqje politike e morale bartësi institucional i dikasterit që duhet të sigurojë siguri për qytetarët", ka shtuar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: