Aktuale
Afrimi mes banorëve të parë në Big Brother VIP Kosova, Arlinda komplimenton Antonetën
Reklamë e Sponsorizuar
Banorët e parë të edicionit më të ri të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur të ambientohen me hapësirën e shtëpisë më të famshme në vend, duke shfrytëzuar çdo moment për të krijuar njohjet e para mes vete.
Edhe pse numri i banorëve brenda shtëpisë është ende i limituar, interesimi i publikut për të ndjekur hapat e tyre të parë mbetet jashtëzakonisht i lartë që nga orët e para të këtij rrugëtimi.
Një nga çastet që ka tërhequr vëmendjen e audiencës ishte një bashkëbisedim mes Arlindës dhe Antonetës, gjatë të cilit Arlinda shprehu vlerësimin e saj për personalitetin e Antonetës, duke e komplimentuar hapur për shkathtësinë dhe zgjuarsinë.
“Shumë smart, ja ke nis mem pëlqy”, u shpreh Arlinda gjatë bisedës.
Kujtojmë se Arlinda, Antoneta dhe Niche janë tre banorët e parë që kanë shkelur pragun e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”. Spektakli i madh zyrtar nis sonte, ku shtëpisë pritet t'i shtohen edhe 17 konkurrentë të tjerë, duke paralajmëruar një garë të nxehtë dhe plot surpriza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: