Sport
Ancelotti i jep fund polemikave: Nuk pranojmë kushte nga klubet, do të ftojmë lojtarët që na duhen
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të konferencës për shtyp të mbajtur në ambientet e Federatës Braziliane të Futbollit, Carlo Ancelotti është vënë përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e drejtuara nga Laporta, si dhe vendimin për të ftuar sërish në kombëtare sulmuesin Raphinha.
Në nisje të fjalës së tij, strategu italian ka dashur të qetësojë situatën, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes institucionit që drejton dhe skuadrave vendase e evropiane mbetet në nivele optimale. Ai shtoi se shkmbimi i vazhdueshëm i të dhënave për gjendjen fizike të lojtarëve dëshmon një komunikim të shëndetshëm.
“Ne mbajmë marrëdhënie të mira me klubet braziliane dhe evropiane. Shkëmbejmë informacione me to për gjendjen e futbollistëve dhe, në përgjithësi, bashkëpunimi është pozitiv”, u shpreh ndër të tjera kreu i stafit teknik të “Selecaos”.
Megjithatë, teknikisht ai ka qenë i prerë kur bëhej fjalë për pretendimet e palëve të treta, duke konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare apo privilegj të kërkuar nga Barcelona apo ndonjë skuadër tjetër në prag të grumbullimit të muajit nëntor.
“Nuk kemi kërkesa të veçanta dhe as nuk kemi nevojë për to. Gjatë periudhave të ndeshjeve ndërkombëtare do të ftojmë futbollistët që i konsiderojmë të rëndësishëm për kombëtaren e Brazilit”, sqaroi ai.
Përmes këtij qëndrimi të hapur, Ancelotti ka dërguar një mesazh të qartë se vendimet e tij taktike dhe listat e grumbullimit do të diktohen vetëm nga interesat e kombëtares, duke shmangur çdo ndikim të jashtëm nga pakënaqësitë e drejtuesve katalanas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: