Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lajm i mirë nga Gjermania: Vincent Kompany lë spitalin pas incidentit shëndetësor

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lajm i mirë nga Gjermania: Vincent Kompany lë spitalin pas incidentit shëndetësor
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është liruar nga spitali, siç ka konfirmuar të mërkurën ndihmësi i tij, Aaron Danks, vetëm pesë ditë pasi strategu belg humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar, në momentin kur Kompany po ndiqte nga afër stërvitjen e skuadrës rezervë të gjigandit bavarez. Gjatë prononcimit për media, pas triumfit bindës 6-1 të Bayernit kundër Magdeburgut në kuadër të Kupës së Gjermanisë, Danks bëri të ditur se ende nuk është caktuar një datë e saktë se kur kryekomanduari i shtabit teknik do t'i rikthehet detyrave të tij. "Është padyshim një hap vërtet pozitiv në rrugën e tij drejt rikuperimit," u shpreh Danks lidhur me daljen e Kompany nga spitali. "Ai mund të kthehet në shtëpi tani, të jetë më afër familjes së tij, të jetë më afër komoditetit në shtëpinë e tij, por është ende shumë e rëndësishme që ai të pushojë dhe të shërohet," shtoi më tej ai. Ndihmësi i trajnerit po ashtu konfirmoi se nuk ka pasur komunikim direkt me Kompany-n gjatë këtyre ditëve të fundit. "Shëndeti i tij është përparësia jonë numër 1 dhe për ne ai është ende në fazën e rikuperimit. Prandaj ne duam që ai të rikthehet në shëndet të plotë, në formë të plotë fizike dhe pastaj të na bashkohet," përfundoi Danks.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar