Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Vitomiricë të Pejës: Gruaja gjehet e vdekur pak orë pas raportimit të dhunës në familje, në arrati dyshohet kunati

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 10:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Vitomiricë të Pejës: Gruaja gjehet e vdekur pak orë pas raportimit të dhunës në familje, në arrati dyshohet kunati
Pejë, 25 tetor 2026 Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike, pak orë pasi kishte kërkuar ndihmën e policisë për dhunë në familje. Rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast dhunë në këtë fshat. Pas sinjalizimit, viktima ishte shoqëruar në ambientet e policisë për t'u intervistuar. Gjatë këtij aksioni, uniformat blu kishin arrestuar bashkëshortin e saj si person të dyshuar, të cilit iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh. Pas procedurave, me dëshirën e saj, viktima ishte kthyer sërish në shtëpinë e saj në Vitomiricë. Mirëpo, situata ka marrë një kthesë fatale rreth orës 21:10, kur autoritetet janë njoftuar se e njëjta grua është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë mbërritur njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor. Ky i fundit nuk ka mundur të bëjë tjetër veçse të konstatojë vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve preliminare, ekzistojnë dyshime të forta se vdekja është shkaktuar si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Lidhur me këtë ngjarje të dytë kriminale, personi i dyshuar, që sipas hetimeve paraprake dyshohet të jetë kunati i viktimës, gjendet ende në arrati. Për këtë rast tragjik është njoftuar menjëherë Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë personalisht në vendin e ngjarjes për të drejtuar hetimet. Ndërkohë, strukturat e rendit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit, si dhe për kapjen dhe vënien para drejtësisë të personit të dyshuar që po kërkohet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar