Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Operacion i suksesshëm: Ekstradohet nga Zvicra drejt Kosovës personi i kërkuar ndërkombëtarisht

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 10:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Operacion i suksesshëm: Ekstradohet nga Zvicra drejt Kosovës personi i kërkuar ndërkombëtarisht
Prishtinë, më 27 Tetor 2026 Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëngjitje me strukturat e tjera relevante të sigurisë dhe organet e drejtësisë, ka përmbyllur me sukses një operacion ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë. Më 27.10.2026, shtetasi kosovar me inicialet A.Z. është sjellë në Kosovë nga Zvicra, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet tona të drejtësisë, për shkak të përfshirjes së tij në veprën penale: Rrezikimi i Trafikut Publik. Pas mbërritjes dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dyshuari është transferuar te njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, për të vijuar me hapat e mëtutjeshëm ligjorë. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor mbetet e përkushtuar në intensifikimin e shkëmbimit të të dhënave me autoritetet vendase, shtetet partnerë dhe organizatat ndërkombëtare. Qëllimi mbetet parandalimi, hetimi dhe zbulimi i veprave penale, si dhe gjurmimi, kapja dhe vënia para drejtësisë e personave dhe grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë kufijve të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar