Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Zbardhet biseda kërcënuese dhe pamjet tronditëse: Detaje të reja nga tragjedia e Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 07:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbardhet biseda kërcënuese dhe pamjet tronditëse: Detaje të reja nga tragjedia e Arlinda Zekajt
Sjellja e rëndë dhe tensionet e vazhdueshme familjare që i paraprinë ngjarjes tragjike kanë marrë dritë përmes publikimit të disa materialeve audio dhe vizuale. Në qendër të vëmendjes janë vënë komunikimet mes të ndjerës Arlinda Zekaj, e cila u vra tragjikisht nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj. Gjatë transmetimit të këtyre dëshmive, është shfaqur një video ku shfaqet i dyshuari Albert Sylaj duke i vënë flakën rrobave të viktimës, ndërkohë që përdor një fjalor tejet fyes dhe ofendues ndaj saj. Pjesë e këtij materiali hetimor e mediatik është bërë edhe një bisedë telefonike mes Arlindës dhe ish-burrit të saj, ku dëgjohen qartë kërcënimet lidhur me kujdestarinë e fëmijës: Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.” Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.” Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.” Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat n’sy.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar