Sport
Operacioni ndërkombëtar: Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasje
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Shtetit ka kurorëzuar me sukses një tjetër aksion në kuadër të operacionit “The Wanted”, duke bërë të mundur sjelljen në Shqipëri nga Frankfurti i Gjermanisë të një 29-vjeçari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas informacionit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin A. Gj., me origjinë dhe banim në Mat, i cili u vu në pranga në territorin gjerman falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit dhe bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte vendosur në muajin maj të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”.
I riu ballafaqohet me akuza të rënda penale, ku përfshihen “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim të veçantë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Procesi i ekstradimit u finalizua nga ekspertët e Interpol Tiranës, në kuadër të partneritetit të vazhdueshëm me homologët gjermanë. Tashmë, shtetasi A. Gj. ndodhet në vendin tonë për t'u njohur me masat e mëtejshme dhe për të u përballur me drejtësinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: