Sport
Yamal flet pas vendit të tretë në Topin e Artë: Momenti im do të vijë, sukseset kërkojnë durim
Reklamë e Sponsorizuar
Lamine Yamal kishte argumente të forta për të synuar triumfin në këtë edicion të Topit të Artë, duke marrë parasysh suksesin e jashtëzakonshëm në Kupën e Botës me fanellën e Kombëtares së Spanjës dhe kurorëzimin kampion në La Ligë me skuadrën e Barcelonës. Megjithatë, preferencat e votuesve favorizuan Harry Kane dhe Kylian Mbappé, duke e lënë perlatën e akademisë katalunase në shkallën e tretë të podiumit.
Natyrisht, ambicia për t'u kurorëzuar si lojtari më i mirë në rruzull që në moshën 19-vjeçare bëri që sulmuesi të mos e shijonte plotësisht ngjarjen madhështore të zhvilluar në “London Palladium”, duke preferuar të ruajë heshtjen përgjatë gjithë mbrëmjes dhe duke shmangur kontaktet me gazetarët.
Megjithatë, vetëm pak orë pas përfundimit të ceremonisë, talenti i ri vendosi të adresohet publikut përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përveçse përgëzoi rivalët për suksesin, tregoj besim të palëkundur në potencialin e tij.
“Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë. Kam besim në rrugën që po ndërtoj. Pa u ngutur, me entuziazëm dhe me qetësinë se një ditë do të vijë momenti im. Urime fituesve! Fokusi im rikthehet te ajo që ka rëndësi: ta bëjmë Barcelonën të fitojë sërish”, ka shkruar Yamal në llogarinë e tij në Instagram, shoqëruar me një galeri prej nëntë fotografish.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: