Ekonomi
Debat i ashpër në Komisionin për Ekonomi: Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës ndez tensionet mes pozitës dhe opozitës
Reklamë e Sponsorizuar
Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes ligjvënësve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Shkak për këtë përplasje verbale është bërë mungesa e Neime Binaku-Isufi, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, e cila ishte thirrur për të paraqitur raportin e saj para deputetëve.
Situata u tensionua që në nisje të seancës, ndërkohë që kryetari i këtij komisioni, Arben Mustafa, njëkohësisht deputet i opozitës, drejtoi diskutimet lidhur me këtë mungesë, duke sjellë reagime të ndërsjella mes palëve në sallë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: