Politikë
Debat i ashpër në Kuvend: Adriana Matoshi zbulon fyerjen e Sami Lushtakut ndaj saj
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u thirr pas ngjarjes tragjike dhe vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka sjellë në vëmendje një episod të diskutueshëm që lidhet me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.
Në fjalimin e mbajtur në foltoren e Kuvendit, Matoshi e vuri theksin te gjuha e papërshtatshme që, sipas saj, përdoret nga figura me përgjegjësi publike kundër grave që zgjedhin të shprehin hapur qëndrimet dhe kritikat e tyre.
Ajo solli në vëmendje një deklaratë të kaluar të Lushtakut, duke e cilësuar atë si të papranueshme. "Sami Lushtaku më krahasoi me dikë që del prej një shtëpie publike. E tha pasi ishte pyetur për kritikat e mia ndaj tij. Kështu zgjodhi t’i përgjigjet një gruaje që kundërshtonte publikisht. Kur një kryetar komune e përdor këtë gjuhë, pesha e saj shkon përtej gruas që ai fyen", u shpreh ajo ndër të tjera.
Pas këtij fjalimi, reagimi erdhi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i kërkoi deputetes Matoshi të shmangë moralizimet dhe përpjekjet për të nxitur debate që shërbejnë për betejë politike.
"Nuk duhet deputetja paraprake të moralizojë e të tentojë të krijojë situata ku nxitet problemi, pse ndodh problemi dhe të bëjë betejë politike. Se gjashtë vjet kryeministër i Kosovës është dhe e udhëheq këtë vend. Nuk e dija a është duke folur një deputet i opozitës apo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti", theksoi Tahiri në kundërpërgjigjen e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: