Sport
Mourinho thur elozhe për Lunin: Kemi portierin më të mirë në botë në radhët tona
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka rezervuar fjalët më të zgjedhura për portierin Andrij Lunin, i cili mori përgjegjësinë për të mbrojtur portën e madrilenëve ndaj Barcelonës, duke zënë vendin e të dëmtuarit Thibaut Courtois.
Gardiani ukrainas u shfaq vendimtar përmes disa ndërhyrjeve kyçe në fushë, ku spikat ajo ndaj Gerard Martín nga një distancë mjaft e afërt, duke i dhënë një kontribut të çmuar triumfit përfundimtar me shifrat 2:1.
Duke folur për paraqitjen e tij, tekniku portugez u shpreh: “Ju tashmë më keni bërë dy pyetje dhe asnjëra nuk ishte për Luninin. Por, po të kishim humbur këtu për shkak të gabimeve të tij, pyetja e parë do të ishte për të. E vetmja gjë që i thashë ishte se ai nuk stërvitet për të qëndruar në stol. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të ekuilibruar dhe të qetë”.
Në fund të prononcimit të tij, Mourinho vuri në dukje forcën e grupit dhe rëndësinë e portierit, duke theksuar: “Ne e kemi portierin më të mirë në botë, por sot askush nga ne nuk qau pse Courtois nuk luajti. Grupi është shumë i bashkuar, madje edhe në momentet e vështira”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: