Sport
Analiza e “El Clasico”-s: Ish-arbitri spanjoll zbulon vendimin e gabuar të gjyqtarit në “Camp Nou”
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e madhe e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila u mbyll me fitoren 2:1 të “mbretërve” në “Camp Nou”, la pas jo pak polemika për shkak të dy momenteve të diskutueshme gjatë lojës.
Ngjarja e parë u regjistrua në minutën e 57-të, kur Joao Cancelo ndërhyri ndaj Yan Diomande-s duke e shkelur, por duke i shpëtuar ndëshkimit me karton të verdhë. Ndërkaq, në minutën e 69-të, futbollistët e Real Madridit protestuan fuqishëm duke kërkuar penallti për një prekje të mundshme të topit me dorë nga Alejandro Balde.
Të dyja këto episode u vunë nën lupë nga Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri i njohur spanjoll dhe eksperti i gjykimit.
Polemika e parë shpërtheu në minutën e 57-të, kur mbrojtësi i Barcelonës, Cancelo, shkeli Diomande-n, i cili mbeti i shtrirë në tokë duke u ankuar nga dhimbjet. Edhe pse kryesori nuk e ndëshkoi mbrojtësin me karton të verdhë, Iturralde González vlerëson se ky ishte një gabim në fushë.
Megjithatë, ai qartësoi se ndërhyrja nuk ishte aq e rëndë sa të sillte përjashtimin me karton të kuq, dhe se dhoma e VAR-it nuk kishte pse të përfshihej në këtë rast.
“Kjo nuk është një situatë për VAR-in. Është karton i verdhë i pastër, faull që meriton ndëshkim me karton të verdhë, por nuk bëhet fjalë për një shkelje ku këmba është goditur me forcë të tepruar. Kartoni i verdhë duhej të jepej patjetër”, shpjegoi Iturralde Gonzalez.
Episodi i dytë i diskutueshëm ndodhi në minutën e 69-të. Kylian Mbappe dhe Alejandro Balde patën një dyluftim të fortë për topin brenda zonës rreptësisë së Barcelonës, aksion gjatë të cilit sfera preku dorën e mbrojtësit vendas.
Përfaqësuesit e Real Madridit kërkuan menjëherë penallti, me francezin Mbappe që shfaqi një pakënaqësi të madhe, por gjyqtari vijoi lojën pa treguar nga pika e bardhë.
Sipas Iturralde Gonzalez, ky vendim i drejtuar nga arbitri ishte absolutisht i drejtë, pasi krahu i Baldes ndodhej në një pozicion krejtësisht natyral gjatë duelit.
“Nuk ka asgjë këtu, kjo është një situatë normale e lojës së futbollit. Të dy po luftojnë për topin dhe topi e godet atë në pjesën e poshtme të krahut. Dora e tij është në pozicion natyral për një dyluftim të tillë për topin. A e goditi topi në dorë? Po, por kjo nuk është prekje e ndëshkueshme e topit me dorë”, tha ish-gjyqtari spanjoll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: