Aktuale
Arsyet e vërteta pas hyrjes në Big Brother, Shota Baraliu tregon pse pranoi sfidën
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja e njohur Shota Baraliu ka hequr çdo dilemë rreth vendimit të saj për të marrë pjesë në sezonin e parë të spektaklit të njohur televiziv, Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar hapur motivin e vërtetë që e shtyu drejt kësaj aventure.
Gjatë një interviste për emisionin “Sol”, ajo ka prauar pa asnjë hezitim se synimi kryesor i saj ka qenë shpërblimi monetar, duke hedhur poshtë deklaratat e banorëve të tjerë se gjoja futen në shtëpi vetëm për të fituar një përvojë të re.
“Kur është një artist, sigurisht që ai futet për para. Nuk është se kam qenë një aktore e harruar që kam dashur të më sillnin në skenë edhe një herë”, ka theksuar ajo gjatë bisedës.
Sipas artistes, ky vendim nuk kishte aspak lidhje me dëshirën për t'u rikujtuar para publikut, pasi ajo ka qenë gjithmonë aktive në fushën e artit dhe në skenë.
“Sigurisht që është çmimi, ai nuk diskutohet. Është gënjeshtër kur thonë se kam hyrë për eksperiencë. Për eksperiencë nuk kam hyrë fare, por kam hyrë për çmim”, u shpreh ajo pa dorëza.
Më tej, Baraliu ka vënë theksin te rëndësia e madhe që kanë të ardhurat financiare në realitetin e sotëm, duke nënvizuar se përtej fjalëve të bukura, paratë mbeten shtytësi kryesor për këdo që pranon të garojë në një format të tillë televiziv.
“Në kohën që kemi ardhur janë paratë, gjëja e parë që shohin. Lëre ti eksperiencën, janë hyrë për pare”, përfundoi ajo, duke mbajtur një qëndrim të prerë dhe realist.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: