Sport
Formë e lartë e mitrovicasve: Trepça regjistron fitore tjetër madhështore në Superligë
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra kampione e Kosovës, Trepça, ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur bindshëm Golden Eagle Yllin me rezultatin 100:71.
Basketbollistët nga Mitrovica dominuan parketin nga minuta e parë e deri në fund të takimit, duke kontrolluar lojën dhe ruajtur epërsinë gjatë gjithë kohës për të arkëtuar një triumf plotësisht të merituar.
Fitorja e vendasve erdhi falë një paraqitjeje kolektive, ku madje shtatë lojtarë realizuan pikë dyshifrore. Më efikasi në radhët e Trepçës ishte Payne me 18 pikë, i ndjekur nga Hajrizi me 16 dhe Graham me 15 sosh.
Ndërkaq, te skuadra e Yllit performancë më të mirë individuale patën Shabazz, i cili u dallua me 22 pikë, si dhe Bandoo, i cili kontribuoi me 19 të tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: