Aktuale
Vandalizimi i pllakave përkujtimore të 21 Janarit, Balla shpërthen ndaj Berishës: Shqiptari nuk e ka zakon të dhunojë kujtimin e viktimave
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ashpërsi të lartë ndaj dëmtimit të pllakave përkujtimore kushtuar viktimave të tragjedisë së 21 Janarit.
Nëpërmjet një reagimi publik drejtuar Sali Berishës, Balla e ka bërë atë përgjegjës direkt për këtë akt vandal, duke hedhur akuza se për shkatërrimin e këtyre simboleve janë dhënë urdhra dhe janë shpërndarë fonde.
"O Sali, po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për të dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?" – shkruan Balla në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: