Sport
Tensionet në Tiranë: Protestuesit qëllojnë me molotov drejt mjeteve të policisë pas Muzeut Historik Kombëtar
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi turma e protestuesve u largua nga zona e Kryeministrisë, situata ka degjeneruar në përleshje të reja, kësaj radhe në pjesën e pasme të Muzeut Historik Kombëtar.
Një grup prej disa të rinjsh ka ndërmarrë sulme duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të rendit, të cilët po i ndiqnin nga afër për të mbajtur situatën nën kontroll.
Momenti i tensionit u intensifikua kur disa furgona të policisë, të ardhur nga zona e Unazës, u pozicionuan pikërisht pas Muzeut, duke u bërë shënjestër e mjeteve zjarrvënëse të hedhura nga protestuesit.
Pas këtij incidenti, grupi i të rinjve është shpërndarë me shpejtësi në drejtim të sheshit qendror për t'i shpëtuar ndërhyrjes së forcave të sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: