Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nderim për Abedin Rexha – Sandokanin në Zvicër, Ajazi: Liria ka emra dhe sakrifica që nuk harrohen

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 19:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nderim për Abedin Rexha – Sandokanin në Zvicër, Ajazi: Liria ka emra dhe sakrifica që nuk harrohen
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka qenë i pranishëm në Akademinë Përkujtimore të organizuar në qytetin Winterthur të Zvicrës, në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Abedin Rexha, i njohur si komandant "Sandokani". Me këtë rast, Ajazi ka falënderuar Këshillin Organizativ për angazhimin dhe përkushtimin në organizimin e këtij eventi kushtuar njërit prej figurave më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka shërbyer edhe si komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” brenda Zonës Operative të Drenicës. “Figura e tij na kujton se liria ka emra, ka histori dhe ka sakrifica që nuk guxojnë të harrohen. Prandaj, nderimi për Sandokanin nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe obligim për të ardhmen”, ka deklaruar Ajazi përmes një mesazhi publik. Sipas tij, është jetike që trashëgimia dhe dëshmia e luftës çlirimtare t'i përcillen brezave të ardhshëm, duke theksuar se personalitetet e shquara të kombit vazhdojnë të mbeten të gjalla përmes shtetit të lirë që gëzojmë sot. “Heronjtë nuk jetojnë vetëm në kujtesën tonë, ata jetojnë në lirinë që na lanë dhe në përgjegjësinë tonë për ta ruajtur atë”, ka shtuar tutje ai. Në përmbyllje të fjalës së tij, zyrtari i PDK-së ka përcjellë mesazhe mirënjohjeje për komandant Sandokanin dhe gjithë dëshmorët e tjerë që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar