Sport
Tetova analizon barazimin: Teuta çaluar te shpejtësia, ja ku duhet të përmirësohemi
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetrajneri i Teutës, Edlir Tetova, ka analizuar para emisionit “Super Gol” barazimin pa gola 0-0 kundër Elbasanit, duke vënë në dukje mangësitë e shfaqura në fushë nga skuadra e tij.
“Pa ia hequr aspak meritave që ka Elbasani, skuadra jonë çali dukshëm te shpejtësia e pasimit. Pozicionimi i ngjeshur i kundërshtarit në gjysmëfushën e vet nuk na dha hapësirat e duhura për të qenë të qartë në filtrimin e topave dhe për të ndërtuar manovrën e kërkuar”, u shpreh ai.
Më tej, Tetova e ka cilësuar Elbasanin si një formacion mjaft cilësor dhe me investime të duhura, ndërsa theksoi se në momentet e humbjes së topit në fazën sulmuese, skuadrës i mungoi agresiviteti i duhur për ta rifituar atë menjëherë.
Në fund, tekniku i durrsakëve u tregua i kënaqur me mënyrën se si skuadra lexoi topat në repartin e prapavijës. “Në mbrojtje jam i kënaqur, pasi kemi qenë agresivë për ta rimarrë topin. Megjithatë, duhet të përmirësojmë ndjeshëm agresivitetin në zonat e sulmit dhe të tregohemi më vigjilentë në rikuperimin e topave”, përfundoi Tetova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: