Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga hapat e parë drejt arenës ndërkombëtare: Historia tetëvjeçare e Federatës së Golfit të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga hapat e parë drejt arenës ndërkombëtare: Historia tetëvjeçare e Federatës së Golfit të Kosovës
Prgjatë një rrugëtimi tetëvjeçar plot sfida financiare dhe mungesë të infrastrukturës adekuate, Federata e Golfit e Kosovës ka mbetur e palëkundur në misionin e saj për të zhvilluar këtë sport në vend, për të organizuar kampionatet vendore dhe për të përfaqësuar denjësisht shtetin në ngjarjet ndërkombëtare. Zëvendësdrejtori i kësaj federate, Lavdim Zylfiu, në një prononcim për media, ka vënë inë pah rëndësinë e pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare, pengesat me të cilat përballen, domosdoshmërinë e ndërtimit të një fushe zyrtare golfi, si dhe perspektivën e organizimit të garave ndërkombëtare në vend. Sipas Zylfiut, qëllimi kryesor i federatës mbetet promovimi i imazhit të Republikës së Kosovës përmes këtij sporti elitar dhe sigurimi i një prezence të denjë në garat jashtë kufijve. Zylfiu: Përmes golfit synojmë t’i krijojmë Kosovës një imazh të ri “Ideja ka qenë t’ia krijojmë Kosovës një imazh të ri përmes sportit më prestigjioz në botë që është golfi. Ky ka qenë një prej motiveve kryesore që djemtë dhe vajzat tona e sakrifikojnë punën e angazhimin e tyre dhe gjithçka, në mënyrë që të bëjnë të mundur bartjen e fanellës së Republikës së Kosovës, pikë së pari të ekzistojë ajo në siglën e Federatës së Golfit të Kosovës dhe pastaj me marrë pjesë në garat e ndryshme për t’i dëshmuar aftësitë e tyre edhe përgatitjet e tyre që i bëjnë gjatë gjithë vitit apo gjatë gjithë viteve prej sa kohë merren me sportin e golfit”, tha Zylfiu. Pavarësisht mungesës së një terreni të dedikuar dhe buxhetit tejet të kufizuar, institucioni drejtues i golfit në vend vazhdon aktivitetin dhe përkushtimin e tij të pashoq. Zylfiu: Pavarësisht buxhetit të ulët, vazhdojmë angazhimin për golfin “Federata e Golfit e Kosovës funksionon me një buxhet jashtëzakonisht të ulët, por megjithatë ka një vullnet të madh edhe ka njerëz që sakrifikohen në mënyrë që për çdo vit të ndodhë ajo konstanca që të mbahet kampionati i Kosovës, të shpallet kampioni dhe kampionia e saj, të shpallen pastaj medaljet e tjera dhe të strukturohen nëpër ekipe që do të përfaqësonin Kosovën qoftë duke filluar nga garat rajonale”, bëri të ditur Zylfiu. Duke folur për bashkëpunimin institucional, Zylfiu ka theksuar se janë zhvilluar bisedime me autoritetet përgjegjëse për sigurimin e kushteve hapësinore, mirëpo ngritja e një fushe golfi paraqet një projekt madhor që kërkon fonde të konsiderueshme financiare. Zylfiu: Kemi diskutuar me institucionet për ndërtimin e fushës së golfit “Ne kemi pasur takime para nja pesë jave gjashtë ndoshta me ministrin e sportit, ku ndër të tjera është diskutuar edhe ky detaj. Kemi pasur pikë së pari edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës para nja 2 vitesh dy takime për të cilin kemi kërkuar para fiks 6 muajve, sot 6 muaj, një takim pak më serioz edhe më konkret, por që nuk kishim përgjigje që 6 muaj për ta zhvilluar një takim me zyrtarët e Federatës së Golfit të Kosovës. Kemi pas takime edhe me njerëz të tjerë nëpër komuna të Kosovës ku kemi identifikuar disa terrene. Krijimi i terrenit të golfit është një terren jashtëzakonisht kompleks sepse sipërfaqja e tij është shumë e madhe, edhe në momentin kur ndërtohet ai do të jetë baras me sipërfaqen e të gjitha sporteve tjera, gjitha fushave tjera sportive në Kosovë. Është një investim goxha shumë i madh dhe pastaj për çdo vit është 10% e vlerës së atij investimi vetëm mirëmbajtja e tij”, shtoi ai. Përveç ngritjes së cilësisë në garat vendore dhe përmirësimit të kushteve stërvitore për atletët, një tjetër objektiv strategjik i federatës mbetet organizimi i një turneu ndërkombëtar, i cili do t'u jepte mundësinë lojtarëve vendorë të matnin forcat drejtpërdrejt me konkurrentë të huaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar