Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Sekretet e suksesit të Avni Orllatit: Vendimet e guximshme dhe sfidat që shoqërojnë perandorinë e tij në Zvicër

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sekretet e suksesit të Avni Orllatit: Vendimet e guximshme dhe sfidat që shoqërojnë perandorinë e tij në Zvicër
Një ish-gropë zhavorri, një fabrikë e braktisur e kompanisë Kodak dhe një betejë e pafundme me pengesat burokratike. Pas ngjitjes suksesshme të Avni Orllatit fshihen lëvizje strategjike dhe rrezeqet që i dhanë një drejtim tjetër zhvillimit të grupit, por që njëkohësisht e kanë shndërruar atë në një figurë mjaft të përfolur dhe në qendër të vëmendjes në regjionin e Vaudit. "Kam lindur në një fermë dhe jam rritur aty deri në moshën 15-vjeçare", u shpreh Avni Orllati gjatë një interviste për gazetën zvicerane Le Temps në muajin gusht, duke shpjeguar arsyen pse familja e tij ruan lidhje kaq të ngushta me tokën. Ndërkohë që lexuesit e pjesës së parë të këtij cikli tashmë janë të njohur me profilin e tij të përgjithshëm — nga djaloshi që mbërriti në Zvicër në vitin 1989 e deri te themeluesi i një kompanie me më shumë se 1300 punonjës — ajo që mbetet më pak e zbuluar është mënyra se si u hodhën themelet e këtij grupi. Në fillimet e tij nuk gjenden godina madhështore apo investime marramendëse, por disa baste të guximshme që në atë periudhë konsideroheshin mjaft të rrezikshme. Kthesa e parë e rëndësishme u shënua në vitin 2001, kur vëllezërit Orllati blenë firmën LMT SA. Kjo ndërmarrje menaxhonte ish-gropën kantonale të zhavorrit në Bioley-Orjulaz, një blerje që i pajisi ata me një flotë të madhe mjetesh për gërmim. Megjithatë, vlera më e madhe qëndronte te vetë hapësira e gropës: një vendndodhje strategjike ku mund të depozitohej dheu i grumbulluar nga qindra kantiere ndërtimi. Në një shtet ku çdo shesh ndërtimi gjeneron mbetje dhe ku hapësirat për deponi janë tejet të kufizuara, ky aspekt u shndërrua në një avantazh kyç. Sot, ajo gropë e dikurshme shërben si zemra e grupit, ku janë të vendosura fabrika e betonit të ricikluar dhe qendra e parë në Zvicrën romande e dedikuar për pastrimin e dheut të ndotur. Filozofia e vëllezërve ishte mjaft e qartë: çdo fitim rikthehej sërish në investime. Kështu, në vitin 2011, ata blenë kompaninë Forasol, e cila ofronte shërbime të specializuara në fushën e inxhinierisë dhe punimeve paraprake. Përmes kësaj blerjeje, Orllati kompletoi të gjithë ciklin e operacioneve ndërtimore, duke nisur që nga prishja e strukturave e deri te hedhja e theneleve. Aventura në tregun e patundshmërive filloi pikërisht nga hapësirat që askush tjetër nuk i dëshironte. Orllati tregoi për Le Temps se gjatë viteve 2004–2005 ata nisën të blinin zona të lëna pas dorë industriale në perëndim të Lozanës, pasi nuk dispononin fondet e mjaftueshme për të blerë në qendër. Sipas tij, sot këto prona kanë pesëfishuar apo dhjetëfishuar vlerën e tyre. Rasti më tipik është ai i ish-fabrikës së Kodakut në Renens. Fillimisht, kompania kishte kërkuar vetëm një ofertë për shembjen e objektit. Duke parë situatën, Orllati kuptoi se Kodaku synonte shitjen e tokës dhe bëri një ofertë me çmim më të ulët dhe me mundësi pagese të shtyrë. Edhe pse fillimisht u refuzua, pas disa muajsh Kodak e kontaktoi sërish, pasi ofertat e tjera më të larta përmbanin kushte të papranueshme. Marrëveshja u finalizua zyrtarisht në dhjetor të vitit 2008. Sfida e radhës ishte sigurimi i financimit brenda një afati gjashtëmujor, gjë që u arrit falë një kontrate qiraje të lidhur me Aldi-n. Më vonë, nevoja e administratës kantonale për zyra të reja zgjeroi projektin: nga 3000 metra katrorë të planifikuar fillimisht, kompleti arriti në 17 000 metra katrorë, ku sot operojnë Prokuroria e Vaudit dhe institucione të tjera publike. Godina u shit në dhjetor të vitit 2012, vetëm katër vjet pas blerjes së saj – një kohëzgjatje rekord në krahasim me pesëmbëdhjetë vitet që u duhen zakonisht projekteve të mëdha sot. Me kapitalin e fituar, grupi bleu pasuri të tjera të papërdorura, duke ndjekur të njëjtën formulë biznesi edhe në ditët e sotme. Megjithatë, ritmi dikur i shpejtë i punës duket tashmë si një histori e largët. Orllati nuk e fshien dot pakënaqësinë ndaj burokracisë dhe zvarritjes së procedurave. Si shembull konkret ai përmend një parcelë në Romanel, e cila është pronë e grupit që nga viti 2010. Edhe pse projekti ishte gati për shqyrtim publik në vitin 2013, miratimi i ligjit të ri federal për planifikimin hapësinor bllokoi gjithçka dhe, sipas tij, situata ka mbetur e ngrirë deri më sot. E njëjta pengesë po ndjek edhe projektin e kullës Tour des Cèdres, e cila pavarësisht se mori dritën jeshile përmes një referendumi në vitin 2014, vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të ankesave të vazhdueshme në instancat gjyqësore. Orllati shprehet se ndonjëherë gëzohet kur...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar