Sport
Kriza thellohet për Karoglan, Partizani mposhtet në Vorë nga Skënderbeu
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani ka regjistruar një tjetër rezultat negativ në kampionat, pasi është mundur me rezultatin e pastër 0-2 nga Skënderbeu, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja, e cila u zhvillua në stadiumin e Vorës, foli plotësisht në favor të skuadrës korçare në fraksionin e dytë të lojës. Pasi pjesa e parë u karakterizua nga një dominim territorial i të kuqve, djemtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj ndryshuan ritmin pas pushimit, duke gjetur rrugën e rrjetës dy herë përmes Totres dhe Janaqit.
Kjo është disfata e dytë radhazi për trajnerin Mislav Karoglan, një ecuri që e mban Partizanin në zonën e rrezikut të renditjes, me vetëm 4 pikë të grumbulluara deri më tani. Nga ana tjetër, ky sukses i rëndësishëm e ngjit Skënderbeun në vendin e 6-të të tabelës, duke larguar korçarët nga pozitat e rrezikuara dhe duke lënë Vorën në “zonën e kuqe”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: