Sport
Betejë në Premier Ligë për talentin e Comos, shifra astronomike për Nico Paz
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori Nico Paz po dëshmohet sërish si lojtari kyç i skuadrës së Comos edhe përgjatë këtij edicioni futbollistik.
Futbollisti argjentinas ka regjistruar deri më tani paraqitje fantastike, duke u përfshirë direkt në 9 gola për skuadrën e tij, ku ka shënuar 4 herë dhe ka dhuruar 5 asiste në 10 sfidat e luajtura. Falë këtij ritmi mbresëlënës, ai është shndërruar në magnet për gjigantët e futbollit evropian, me Chelsean dhe Manchester United që udhëheqin garën për shërbimet e tij.
Siç raportojnë burimet mediatike italiane, drejtuesit e Comos mund të kërkojnë shifrën marramendëse deri në 150 milionë euro për të lënë të lirë yllin e tyre.
Megjithatë, pretendentët për firmën e tij duhet të bëjnë llogaritë me një detaj vendimtar: Real Madridi ruan të drejtën e riblerjes së kartonit për shumën 80 milionë euro, një opsion që mund të ushtrohet duke nisur nga sesioni veror i vitit 2027.
Kujtojmë se klubi mbretëror lejoi kalimin e Paz te Como gjatë merkatos së verës së kaluar për 60 milionë euro, duke siguruar megjithatë klauzolën e kthimit. Duke parë rritjen e vazhdueshme dhe formën e shkëlqyer gjatë periudhës së fundit, argjentinasi paralajmërohet të jetë kryefjala e merkatos së ardhshme verore.
Pavarësisht se marrëveshja aktuale i skadon në qershor të vitit 2028, për ekipin italian do të jetë një sfidë pothuajse e pamundur mbajtja e tij në skuadër edhe për edicionin e ardhshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: