Politikë
Heroi i Laçit: Arlind Kurti tregon sekretin e suksesit dhe synimet e mëdha për të ardhmen
Reklamë e Sponsorizuar
Arlind Kurti ka qenë protagonist absolut në sfidën e zhvilluar në Kurbin, ku skuadra e Laçit siguroi një fitore tepër të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0 përballë Vorës.
Kapiteni kurbinas la gjurmë në fushën e lojës duke realizuar golin e vendimtar gjatë fraksionit të dytë të takimit. Ky realizim i siguroi ekipit të tij tri pikët e plota, duke i rikthyer kështu te shijet e triumfit.
Në përfundim të kësaj ndeshjeje, sulmuesi dhe lideri i formacionit bardhezi ndau përshtypjet e tij me gazetarët e pranishëm.
I pyetur mbi peshën dhe përgjegjësinë e mbartur në këtë përballje, ai u shpreh se ndihet mjaft i gëzuar, por mbi të gjitha për ecurinë e gjithë grupit. "Jam i lumtur. Më i lumtur për grupin. Shumë e rëndësishme të marr përgjegjësi. Por edhe çunat për mbështetjen," u shpreh Kurti.
Më tej, kapiteni ka bërë të qarta edhe synimet e tij personale për të ardhmen në karrierën sportive. "Më duhet që në radhë të parë të luaj shumë mirë. Më pas të synojn një ekip të mirë në Europë dhe pastaj të pres dhe festë nga Kombëtarja," deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: