Aktuale
Dorëheqjet në letër, puna në terren: Besmir Beja inspekton Doganën e Durrësit
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht paralajmërimeve për largim nga postet drejtuese, zyrtarët e lartë që kanë dorëzuar dorëheqjet vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre zyrtare.
Një rast i tillë është ai i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili ka qenë sërish në krye të detyrës duke zhvilluar një inspektim në Degën Doganore të Durrësit. Gjatë kësaj vizite, ai ka parë nga afër ambientet e rikonstruktuara dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me stafin e administratës doganore.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë takimit Beja ka vënë theksin te nevoja për përkushtim të plotë me qëllim ngritjen e performancës dhe përmirësimin e standardit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përmbushjes me sukses të objektivave për mbledhjen e të ardhurave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: