Kronikë
“Ose ne, ose ai”: Studentët në protestë kërkojnë largimin e kryeministrit dhe akuzojnë policinë për nxitje të dhunës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një prej studentëve pjesëmarrës ka deklaruar se kreu i qeverisë, Edi Rama, duhet të dorëhiqet menjëherë, duke theksuar se situata ka arritur në një pikë ku ose do të qëndrojnë studentët, ose kryeministri.
Ajo ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të rendit, duke pohuar se tensionet dhe dhuna në shesh po nxiten drejtpërdrejt nga vetë policia. Sipas saj, largimi i kryeministrit është e vetmja rrugëzgjidhje e mbetur për vendin.
“Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveç largimit. Tani që na ka vrarë shpresën, duhet vetëm të ikë, nuk mund të dialogohet më me kryeministrin. Kam qenë e pranishme në tubim që në protestën e Flamingos. Mendoj se dhunën po e nxit vetë policia. U bëj thirrje të gjithë studentëve të bashkohen. Nuk duhet të kemi frikë, ajo duhet të zhduket, pasi po përdoret si mjet për të na frikësuar”, u shpreh ajo.
Një qëndrim të ngjashëm kanë ndarë edhe protestues të tjerë të pranishëm në tubim. Ata bënë thirrje që qytetarët dhe studentët të mos frikësohen, por të dalin masivisht në mbështetje të kauzës së tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: