Aktuale
Zikaltrit gati kontratën afatgjatë: Carlos Augusto pritet të firmosë deri në vitin 2031
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Interit po shkon drejt mbylljes me sukses të marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Carlos Augusto, i cili pritet të lidhë të ardhmen e tij me skuadrën nga Milano deri në verën e vitit 2031. Ky hap vjen si pasojë e formës së lartë dhe paraqitjeve mbresëlënëse të lojtarit brazilian që nga nisja e këtij edicioni futbollistik.
Futbollisti 27-vjeçar është shndërruar në një armë kyçe për trajnerin Cristian Chivu, falë kontributit të tij konkret në fazën sulmuese me gola e asistime, si dhe shkathtësisë së jashtëzakonshme për të mbuluar disa pozicione në fushën e lojës me të njëjtin sukses.
Burimet pranë klubit bëjnë me dije se palët janë në hapat e fundit të bisedimeve dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re mund të konkretizohet brenda dy javëve të ardhshme.
Edhe pse marrëveshja e deritanishme e anësorit brazilian ishte e vlefshme deri në vitin 2028, drejtuesit e klubit milanez kanë vendosur të veprojnë shpejt për ta siguruar shërbimet e tij edhe për pesë vite të tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: