Kronikë
Lirohet nga paraburgimi Gani Geci pas marrjes në pyetje në Prokurori
Reklamë e Sponsorizuar
Gani Geci ka lënë qelitë e paraburgimit, pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me pretendimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Lajmi për lirimimin e tij është konfirmuar zyrtarisht nga mbrojtësi ligjor i Gecit, avokati Besnik R. Berisha.
Kjo çështje hetimore ka nisur pas një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Mehmetaj, i cili i adresohej deputetit Fatos Geci. Bazuar në dokumentet e Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se ka ushtruar presion ndaj gazetarit, duke i kërkuar që të fshijë ose të modifikojë tekstin e shpërndarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: