Kronikë
Aksion i gjerë policor në veri kundër kontrabandës: Operacion i përbashkët me AKI-në dhe Doganën
Reklamë e Sponsorizuar
Mitrovicë Veri, 22.10.2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri ka njoftuar opinionin publik se gjatë ditës së sotme, më 22.10.2026, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, strukturat policore janë duke ndërmarrë një operacion në disa lokacione të ndryshme në pjesën veriore të vendit, me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurisë së kontrabandës me mallra.
Ky aksion është duke u realizuar në një koordinim të ngushtë ndërinstitucional, ku përveç Policisë së Kosovës, po marrin pjesë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si dhe institucione të tjera relevante të vendit.
Lidhur me rezultatet dhe detajet shtesë që do a dalin nga ky operacion, autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët dhe media do të njoftohen me kohë përmes njoftimeve zyrtare gjatë vijimit të ditës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: