Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Dy avokate largohen nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë, Dixon merr vendimin

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dy avokate largohen nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë, Dixon merr vendimin
Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan, nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi, në prag të nisjes së procedurave në Apel. Sipas njoftimit të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy avokateve. Megjithatë, Dixon ka deklaruar se largimi i tyre nuk do të ketë ndikim negativ në interesat e klientit të tij, Kadri Veselit, dhe as nuk do të ndikojë në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. Largimi i dy avokateve vjen në një fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor, kur vëmendja është përqendruar te procedurat e ardhshme në Apel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar