Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nata e madhe e Ligës së Kampionëve: Spektakël në Paris dhe sfida vendimtare për yjet shqiptarë

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nata e madhe e Ligës së Kampionëve: Spektakël në Paris dhe sfida vendimtare për yjet shqiptarë
Spektakli i elitës evropiane të futbollit, Liga e Kampionëve, rikthet mbrëmjen e sotme emocionet në fushë me një sërë përballjesh tejet interesante, ku vëmendja absolute do të jetë e përqendruar në kryeqytetin francez. Në fushë do të shohim edhe futbollistët e kombëtares, ku Fenerbahçe e sulmuesit Vedat Muriqi do të matë forcat me Slavia Pragën, ndërsa një duel tjetër interesant do të zhvillohet mes Sabah Bakus dhe gjigantit gjerman Borussia Dortmund. Padyshim që sytë e opinionit sportiv mbeten të szehur në stadiumin "Parc des Princes", atëje ku kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germain, pritet të ballafaqohet me Barcelonën, një prej skuadrave kryesore pretendente për trofeun e këtij edicioni. Programi i mbrëmjes vijon me takimin mes Manchester Cityt dhe AEK-ut të Athinës, teksa skuadra italiane e Romës synon këndelljen e menjëhershme përballë Slovan Bratislavës. Nga ana tjetër, Napoli i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani, do të presë në shtëpi skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, e cila ka qenë surpriza e këtij sezoni, ndërsa Liverpooli do të kërkojë pikët e plota në stadiumin "Anfield" ndaj Villarrealit. Kalendari i ndeshjeve të sotme plotësohet nga dy përballje të tjera mjaft të luftuara: Porto do të presë në shtëpi PSV Eindhovenin, kurse Stuttgarti do të ketë një mision të vështirë përballë Atletico Madridit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar