Politikë
Zgjedhjet në Preshevë, Ardita Sinani apelon për pjesëmarrje masive dhe mbështetje për numrin 17
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Alternativës për Ndryshim, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje banorëve të Preshevës dhe mbarë Luginës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese këtë të diel, duke dalë në numër të madh në qendrat e votimit dhe duke u bashkuar me familjarët e tyre për këtë proces të rëndësishëm.
Përmes një videomesazhi të shpërndarë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ajo ka vënë inkonjito theksin te pesha që ka kjo ditë zgjedhore, duke e cilësuar angazhimin qytetar si një detyrim moral ndaj të ardhmes.
"Qytetarë të Preshevës e të Luginës, të dielën, ftoni familjarët, bashkohuni dhe votoni së bashku. Le ta kthejmë këtë ditë në një referendum për të ardhmen tonë. Pjesëmarrja masive është domosdoshmëri e kohës dhe përgjegjësi e përbashkët", ka deklaruar ajo në mesazhin e saj drejtuar elektoratit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: