Sport
Përmbysje spektakolare e Malishevës, merr kreun e Superligës pas triumfit ndaj Vushtrrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Malisheva karegjistruar një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1 kundër Vushtrrisë, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse u gjendën në disavantazh në fillim të ndeshjes, vendasit reaguan shpejt duke barazuar shifrat në 1-1 falë një goli të shënuar nga Laurent Xhylani në minutën e 17-të.
Formacioni malishevas nuk u ndal me kaq dhe vetëm nëntë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë me anë të Valmir Nafiut, duke përmbysur plotësisht epërsinë e vushtrriasve.
Rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, duke i siguruar Malishevës tre pikë të arta që e ngjitin përkohësisht në vendin e parë të renditjes tabelore.
Aktualisht, Malisheva udhëheq me 23 pikë të grumbulluara, duke krijuar një distancë prej tri pikësh nga Prishtina, e cila sfidën e kësaj xhiroje e luan nesër, ndërkohë që Vushtrria vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë në llogarinë e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: