Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Fytyra e vërtetë e autokratëve modernë: Kur fasada demokratike fsheh regjimet autoritare

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fytyra e vërtetë e autokratëve modernë: Kur fasada demokratike fsheh regjimet autoritare
Suksesi i vazhdueshëm i një force politike në pushtet brenda një shteti lidhet kryesisht me arsyet se pse ata arrijnë të triumfojnë gjatë gjithë kohës. Shkenca politike bën një ndarje të qartë mes dy realiteteve të kundërta: vendeve ku një parti fitoj përmes zgjedhjeve të lira dhe atyre ku procesi zgjedhor është i manipuluar. Kur zgjedhjet janë të drejta dhe transparente, ndërsa opozita gëzon mundësi reale dhe të barabarta për fushatë, vendi konsiderohet demokraci funksionale. Në këtë rast, një parti politike drejton shtetin e mbështetur te vullneti i lirë i shumicës së qytetarëve. Shembuj të tillë përfshijnë Afrikën e Jugut me partinë ANC, e cila ka fituar çdo zgjedhje që nga viti 1994, megjithëse me një rënie të mbështetjes kohët e fundit, apo Japoninë, e qeverisur nga LDP që prej vitit 1955. Në Norvegji, Partia Laburiste ka udhëhequr vendin nga viti 1935 deri në 1965, por gjithmonë në prani të një shtypi të lirë, gjykatave të pavarura dhe pa asnjë përndjekje ndaj kundërshtarëve politikë, çka përbën një demokraci të mirëfilltë. Në krahun tjetër, nëse e njëjta forcë politike fiton ndërkohë që kontrollon mediat, shtyp opozitën, ndryshon ligjet zgjedhore për interesa partiake ose manipullon votat, atëherë vendi humbet çdo tipar të demokracisë. Këtu kemi të bëjmë me regjime hibride, demokraci joliberale apo sisteme autoritare. Këto shtete, që në emër të demokracisë kultivojnë autokracinë, janë kërcënimi më i rrezikshëm për sistemin demokratik. Edhe pse në këto vende organizohen zgjedhje, kuadri dominues politik e bën praktikisht të pamundur fitoren e opozitës. Përmes metodave antidemokratike ushtrohet censurë e plotë, burgosen figura opozitare dhe keqpërdoren fondet e buxhetit shtetëror e kapitali publik në favor të partisë në pushtet. Sot, thelbi i demokracisë nuk qëndron te fakti se kush fiton zgjedhjet, por se si arrihet ajo fitore. Autokratët e shekullit XXI maskohen si demokratë të përkryer, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur frytet e veprimeve të tyre antidemokratike. Pa skrupuj, ata sulmojnë demokracinë duke e quajtur “lajm i rremë” dhe përhapin dezinformata kundër çdo zëri kritik, pasi ndiejnë se besimi i shoqërisë tek institucionet po tronditet. Sot përdoren madje edhe teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale për të prodhuar imazhe, video dhe materiale të rreme, të shoqëruara me sulme kibernetike për të depërtuar në sistemet zgjedhore. Manipulimi i zonave zgjedhore dhe ndryshimi i qëllimshëm i kufijve të tyre bëhen për t'i siguruar avantazh një partie të caktuar, ndërkohë që nuk mungojnë sulmet ndaj gjykatave të pavarura dhe mediave që mbrojnë lirinë e shprehjes. Kjo atmosferë mbytëse ndjehet kudo, ndërkohë që institucionet tona, dikur të lira dhe sovrane, kanë filluar të shfaqen me prirje të ngjashme me autokratët e Rusisë dhe Serbisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar