Politikë
Katër zhvillimet kyçe që ekzekutivi po i anashkalon, zbulohet analiza e ish-ushtarakut
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-ushtaraku i njohur Artur Meçollari ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, ku ka evidentuar katër ngjarje madhore që, sipas tij, po neglizhohen plotësisht nga Qeveria shqiptare.
Në fokus të reagimit të tij është vendosur deklarata e kongresmenit republikan amerikan Joe Wilson, i njohur si mik i afërt i Presidentit Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje ekzekutivit shqiptar që të distancohet nga çdo formë dhune.
Sipas Meçollarit, paketa e informacionit që po kalon pa vëmendjen e duhur institucionale përfshin thirrjen e kongresmenit Joe Wilson drejtuar Qeverisë Shqiptare për heqjen dorë nga dhuna, si dhe takimin urgjent të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Armatosur në një kohë krize.
Po ashtu, në listën e ngjarjeve të renditura përfshihen edhe takimi i këshilltarit politik të ambasadës amerikane me ministrin Ferit Hoxha, si dhe prania prej pesë ditësh e dy anijeve ushtarake turke në gjirin e Vlorës, ku spikat anija amfibe dhe dronmbytëse TCG Anadolu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: