Aktuale
Zikaltërit vënë në shënjestër talentin argjentinas, portieri i River Plate në radarët e Interit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Interit ka nisur të vlerësojë seriozisht mundësinë e afrimit të portierit nga Argjentina, Santiago Beltran, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij në fanellën e River Plate.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e klubit nga Milano e cilësojnë 22-vjeçarin si një opsion ideal për të shtuar konkurrencën në repartin e prapavijës, veçanërisht duke pasur parasysh se Josep Martinez nuk ka arritur të bindë plotësisht përmes paraqitjeve të tij në fushë.
Falë formës së lartë, Beltran ka siguruar fanellën e titullarit te skuadra argjentinase dhe tashmë po shihet si një nga zbulimet më premtuese për të ardhmen e kombëtares së Argjentinës, ku madje përflitet si trashëgimtari i mundshëm i Emiliano 'Dibu' Martinez.
Një nga lehtësimet kryesore në këtë operacion të mundshëm transferimi mbetet fakti se kontrata e lojtarit me klubin e tij aktual skadon në dhjetor të vitit 2027.
Ky detaj e shndërron atë në një shënjestër konkrete për merkaton e ardhshme të janarit ose për sesionin e transferimeve gjatë verës që vjen.
Megjithatë, gara për shërbimet e portierit nuk do të fie e lehtë, pasi Atletico Madrid gjithashtu po ndjek me vëmendje hapat e tij, duke e parë argjentinasin si zëvendësuesin ideal të afatgjatë për Jan Oblak.
Për rrjedhojë, gjiganti italian rrezikon të përfshihet në një garë të fortë tregu për të siguruar firmën e talentit të ri të portës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: